Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Greqia përfshihet nga flakët, “mbytet” Athina, tymi dhe hiri errësojnë qytetin (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pamjet që vijnë nga Athina janë mbytëse, pasi tymi dhe hiri nga zjarri që ra në Schinos ka kapluar të gjithë vendin.

Gjithashtu ditën e sotme edhe erërat kanë qenë tepër të forta të cilat kanë bërë të mundur shpërndarjen me shpejtësi të hirit.

Mbrëmjen e djeshme një zjarr i madh ka rënë në Greqi në një pyll në Korinth, mirëpo zjarrëfikësit fatkeqësisht nuk arritën ta vendosin në kontroll në kohë dhe zjarri filloi të përhapej në të gjithë zonën.

Autoritetet menjëherë nisën evakuimin e qytetarëve që ndodheshin përeth Schinos dhe Agia Sotira.

Në vendin ku ka rënë zjarri shkuan 8 aeroplanë, 2 helikopterë, 182 zjarrfikës me 7 grupe këmbësorësh dhe 62 automjete.

Sipas mediave greke situata ende nuk është normalizuar, teksa zjarrëfikësit nuk janë larguar nga vendi i ngjarjes.

188312676 2347351035409754 6471025722952420686 n
189426055 804978140136825 5943698743968129235 n

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img