Hapësire reklamuese

Politikë

Greqia pengesë për Shqipërinë, Rama: Çështja duhet të zgjidhet mes nesh

Shkruar nga Newsbomb
Greqia pengesë për Shqipërinë, Rama: Çështja

Kryeministri, Edi Rama foli sot gjatë konferencës për veton që Greqia i ka vendosur vendit tonë lidhur me negociatat dhe integrimin në BE.

Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama tha se  nënvizoi se çështja me Greqinë është mes dy vendeve dhe se duhet të trajtohet në mënyrë të atillë mes Athinës dhe Tiranës. Sakaq Rama theksoi se  e konsideron Greqinë si partner strategjik.

Kryeministri Rama tha se çështjet bilaterale ndërmjet dy vendeve nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin. Rama tha se Shqipëria duhet të veprojë si një vend europian në Ballkan dhe jo si një shtet Ballkanik në BE.

Edi Rama: Çështjet bilaterele janë çështje që duhen të zgjidhen midis dy vende dhe aq më tepër është e paarsyeshme që në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata, që hyn në një fazë përfundimtare të shtetbërjes europiane duke përfituar përditë nga transferimi i dijes nga BE, të pengohet të vonohet sepse ka një çështje dypalëshe.....Ndërsa në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, unë nuk jam zgjatur por kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që ne duhet ta trajtojmë mes nesh dhe që në të gjitha rastet është një çështje që përsa na takon si Shqipëri nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave por as me përmbajtjen e marrëdhënies tonë me Greqinë që  është partner strategjik i Shqipërisë, vend fqinj me të cilin duam t’i thellojmë marrëdhëniet e fqinjësisë, të thellojmë bashkëpunimin dhe të forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne. Dhe ne duam të jemi një vend europian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE. Shqipëria duhet, mund dhe me punën tonë të përbashkët do të bëhet Europa e Ballkanit, i ka të gjitha ato që i duhen për t’u bërë Europa e Ballkanit. Transformimi i brendshëm i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne dhe ndryshimi i Shqipërisë nga një vend i prapambetur, vendi i një rrumpalle ballkanike, në një vend që funksionon si shtet anëar i BE është po aq i rëndësishëm sa anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Greqia ka kushtëzuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për shkak të Fredi Belerit, i cili u arrestua në Himarë një ditë para zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën për blerje votash.

Pavarësisht se disa vende të BE po i bëjnë presion vazhdimisht Greqisë, Athina vijon të ashpërsojë qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

LEXO EDHE: Veto e Greqisë për negociatat, Bajram Begaj: Na ngelën në klasë si puna e studentit

Para disa javësh Greqia vendosi të bllokonte një letër nga 27 vendet anëtare drejtuar Komisionit të BE-së për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Edhe pse Gjermania dhe Spanja i kanë bërë presion Greqisë që mos e bllokojë rrugën e Shqipërinsëdrejt Bashkimit Europian, duket se Greqia është e vendosur për hapat e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese