Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia nxjerr “Fuel Pass”, subvencionon për dy muaj naftën për mijëra qytetarë

Shkruar nga Newsbomb
Greqia nxjerr “Fuel Pass”, subvencionon për dy muaj naftën

Qeveria greke do të subvencionojë për dy muaj naftën dhe benzinën, ndërsa çmimet në bursë por rriten çdo ditë e më shumë.

Për muajt korrik dhe gusht, qeveria greke do të subvencionojë 30 deri në 50 euro në muaj mijëra qytetarë, me përparësi ata që jetojnë në ishuj.

Sakaq, kryeministri grek Qirjakos Miçotaqis njoftoi “Fuel Pass 2”, duke thënë se do të rrisë edhe më tepër subvencionin si dhe kategoritë që e përfitojnë.

Ai tha se vendimi është marrë pas një bilanci të suksesshëm tatimor si dhe për faktin që turizmi në Greqi parashikohet të jetë pozitiv. Qytetarët që do të përfitojnë nga “Fuel Pass” duhet të kenë të ardhura më pak se 45 mijë euro.

Në Greqi çmimi mesatar i benzinës i ka kaluar 2.4 euro dhe ka arritur në 2.408 euro për litër, ndërsa në disa zona i kalon shumë 2.6 euro dhe shkon në 2.8 euro për litër.

Sa i përket naftës, çmimi mesatar është mbi 2 euro për litër në të gjitha qarqet e vendit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.