Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Greqia nuk heq dorë, ish-ministrja e Jashtme: Shqipërisë t’i dërgohet mesazh i qartë, duam 12 miljet në det

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, ka kërkuar nga qeveria e saj veprime konkrete për mbylljen e çështjejes së kufirit detar me vendi tonë.

Ajo shprehet se vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërin.

Sipas Bokajanit, Greqia duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë vendit tonë dhe se Athina duhet të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje.

‘Greqia duhet të shfrytëzojë mundësitë që paraqiten aktualisht dhe të përpiqet të përfundojë marrëveshjet e demarkacionit të zonës ekskluzive ekonomike detare me Shqipërinë, Egjiptin dhe Italinë.

Vendimi i Francës për të bllokuar perspektivën e pranimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë për momentin i jep Greqisë një mundësi shtesë për marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Mendoj se me Shqipërinë mund të jepet një mesazh i qartë, politika jone tregon dobësi në këto momente. Duhet të bëhen veprime konkrete, 12 milje me Shqipërinë, 12 milje tani. Koha nuk është në avantazhin tonë’, ka deklaruar Bokajani.

greqia.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll