Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Greqia nuk harron Fredi Belerin, ministri grek i shkon në burg  

Shkruar nga Newsbomb
Greqia nuk harron Fredi Belerin, ministri grek i shkon në burg  

Ministri i Shtetit grek, Stavros Papastavrou  ndodhet në Shqipëri për të takuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Lajmi është bërë i ditur Protothema.gr dhe sipas informacioneve takimi do të zhvillohet në mesditë në burgjet e Durrësit, ku Beleri ndodhet i burgosur prej gjashtë muajsh.

Vizita bëhet në funksion të vazhdimit të gjyqit nesër, për t'i shprehur edhe një herë mbështetjen e tij.

Ndërkohë Beleri po vijon betejën e tij me drejtësinë shqiptare, i cili që prej muajit shtator kërkon të lirohet nga qelia dhe të betohet si kryetar i Himarës përpara këshillit bashkiak.

Fredi Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese