Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Greqia nis hetimet, prokurori do ngrejë procedim penal për vrasjen e Kacifas: “Ishte njeri i mirë, të gjenden fajtorët”

Shkruar nga Newsbomb
Foto montazh

Prokuroria greke do të nisë hetimet për vrasjen e minoritarit ekstremist grek Kostandin Kacifas, bëjnë me dije mediat fqinje.

Po sipas mediave helene, prokurori grek Konstantinos Simitzoglou ka ngritur një çështje penale për vrasjen e Kacifas dhe do të thërrasë mjekun ligjor për “të identifikuar autorët e panjohur” që qëlluan në drejtim të tij.

Prokuroria greke do të kërkojë informacion nga drejtësia shqiptare mbi detajet rreth operacionit ku mbeti i vrarë Kacifas. Ndërsa hetimi ka nisur me akuzën se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe në bashkëpunim.

Kacifas u vra pas disa orësh luftë me policinë shqiptare. 35-vjeçari grek kishte terrorizuar disa banorë të fshatit Bularat në Dropull, të cilët e kishin vënë re të qarkullonte me kallashnikov.

Kur u njoftua policia, ai jo vetëm që refuzoi të dorëzohej, por hapi zjarr në drejtim të tyre. Më pas nisi ndjekja nga forcat speciale RENEA. Kacifas u arratis në malin mbi fshat, ku për disa çaste qëllonte në drejtim të forcave shqiptare speciale, duke i rrezikuar seriozisht jetën. Ai përdorte një kallashnikov të modifikuar, me dy karikatorë dhe optikë.

Prokurori grek ka marrë urdhër nga Shefi i Prokurorisë Publike Vangelis Ioannides për të hetuar rrethanat e vdekjes së Konstantinos Katsifas pasi kishte marrë dëshmi dhe prova të dërguara nga Prokurori hetues nga Shqipëria. Gjithashtu, prokurori grek ka marrë dëshmi nga anëtarët e familjes së tij, si dhe prova nga këshilltari tekniko-ligjor i familjes.

Për mediat greke, nëna e Kostandin Kacifas, e cila gjithashtu është proceduar për nxitje urrejtje gjatë përvjetorit të vdekjes së djalit të saj, tha për mediat greke: “Ne duam të dimë pse fëmija ynë u vra. Ai dha një mesazh për Greqinë dhe Epirin e Veriut. Ata e vranë atë padrejtësisht, ai nuk bëri asgjë. Ai e donte flamurin e kombit. Fajtorët duhet të dalin në dritë. Ai ishte një fëmijë i qartë dhe i mirë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll