Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Greqia nis hapjen, nga java e ardhshme heq karantinën për disa shtete; A është Shqipëria një prej tyre?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Duke filluar nga java e ardhshme Greqia ka në plan të heqë kufizimet e karantinës për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga vendet e Bashkimit Europian dhe për pesë vende të tjera të cilët janë të vaksinuar ose kanë me vete testin negative për Covid-19.

Gjithashtu qeveria greke ka bërë të ditur se do të hapë sektorin e saj të turizmit të mes të muajit maj, pasi është një nxitës kryesor i rritjes së ekonomisë

 “Ne gradualisht do të heqim kufizimet në fillim të javës tjetër përpara hapjes në 14 maj,” i tha Reuters një zyrtar i lartë i Ministrisë së Turizmit me kusht anonimiteti.

Ai gjithashtu shtoi se qytetarët të cilët do të udhëtojnë nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Hania, Rodos, Kos, Mykonos, Santorini dhe Korfuzi, dhe dy vendkalimeve kufitare

Pasagjerët nga ato vende nuk do të jenë në karantinë, për sa kohë që ata vërtetojnë se kanë marrë dy doza të një vaksine COVID-19 ose tregojnë një test negativ PCR të kryer 72 orë para mbërritjes së tyre, tha zyrtari, duke shtuar se turistët do të ishin i nënshtrohen kufizimeve të mbylljes së brendshme.

Sipas rregullave aktuale, të gjithë ata persona që mbërrijnë në Greqi duhet të kenë me vete testin negative të Covid-19 dhe detyrohen të kryejnë karantinë prej shtatë ditësh.

Deri më tani Greqia ka raportuar gjithsej 301,103 raste dhe 9,054 vdekje.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img