Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia në “buzë të greminës”, dështon marrëveshja për këstin e radhës

Shkruar nga Newsbomb

Shteti fqinj, Greqia nuk ka mundur të sigurojë një marrëveshje për të zhbllokuar këstin e radhës të paketës së shpëtimit, pasi bisedimet me ministrat e Financave të Eurozonës dështuan.

Jeroen Dijsselbloem, shefi i Eurogrupit, u shpreh se midis asaj që është bërë dhe asaj që duhej bërë qëndron një hendek tejet i madh. Por pavarësisht kësaj, ai pranoi se janë drejt  një marrëveshjeje. Bisedimet jozyrtare pritet të vazhdojnë para takimit të 15 qershorit të Eurogrupit.

Paratë janë të domosdoshme, që Greqia të evitojë falimentimin përballë një kësti që duhet paguar në korrik. Për të siguruar fondet, vendi është detyruar të ndërmarrë një seri reformash ekonomike. Në rast të kundërt një katastrofë e vërtetë e pret vendin Helen.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Gjermania raportohet se kanë pasur dallime për zbutjen e borxheve të vendit, pasi programi i shpëtimit të përfundojë vitin e ardhshëm. Pjesëmarrja e FMN-së në bisedimet për këstin e radhës synon pikërisht zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu