Hapësire reklamuese

Aktualitet

Greqia ndryshon qëndrim, i jep Shqipërisë “PO”-në për negociatat

Shkruar nga Newsbomb

Greqia ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Lajmin e ka dhënë ditën e sotme ministri i Jashtëm grek Miltiadis Varvitsiotis.

“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet.

Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, shprehet ministri.

Kujtojmë se Greqia ishte skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek nuk do të pranohet integrimi i Shqipërisë.

 5 Greqia ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.