Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Greqia “ndan” Eurozonën. Franca dhe Italia pro Athinës, Gjermania mendon për Grexit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

26825835cc88284299dbc3d16fd81a97

Çështja greke ka ndarë vendet e Eurozonës në lidhje me qendrimin që duhet mbajtur ndaj saj. Gjermania, si udhëheqëse e këtyre bisedimeve ka propozuar një dalje të përkohshme të Greqisë nga Eurozona, por që është pritur negativisht në Athinë. Sa më shumë zgjat arritja e një marrëveshje aq edhe më të thella bëhen ndarjet mes vendeve të euros, çka mund të reflektohet në të ardhmen edhe brenda strukturave të BE-së.

Nga 19 vende anëtare që ka Eurozona, një pjesë e tyre për shkak edhe të ndikimit të vogël që kanë, preferojnë të rrinë të tërhequra sa i përket bisedimeve me Greqinë, transmeton Newsbomb.al. Vendet Ballatike apo Slovenia janë mjaftuar me thirrjet për arritjen e një marrëveshje duke mos u përfshirë më shumë në këtë çështje.

Ndërkohë, Franca, Italia, Spanja dhe Luksemburgu kanë krijuar “bllokun” e vendeve që refuzojnë të diskutojnë për një dalje të Greqisë nga Eurozona, pasi e konsiderojnë këtë veprim një katastrof për Europën, transmeton Newsbomb. Holanda, Belgjika, Austria, Irlanda, Portugalia dhe Qipro, me një sens protagonizmi më të vogël kanë kërkuar gjithashtu mbajtjen e Greqisë brenda.

Nga ana tjetër, Gjermania udhëheq “koalicionin” për një Grexit, qoftë edhe të përkohshëm. Finlanda dhe Sllovakia shpesh herë kanë qenë më të ashpra në deklarata kundër Athinës edhe se vetë Gjermania, duke kërkuar nga qeveria e Aleksis Tsipras të zbatojë detyrat e vendosura nga Eurogrup. Malta gjithashtu ka deklaruar se nuk do arrihet marrëveshje me çdo kosto.

Kjo situatë të lë përshtypjen se tashmë po luftohet më shumë për një marrëveshje mes vendeve që mbështesin Greqinë dhe atyre që janë kundër, sesa një marrëveshje e Athinës me Eurozonën.

Lexo edhe: Dy propozimet në tavolinën e Eurozonës, 86 mld euro për Athinën ose “Grexit”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img