Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Greqia ndalon hyrjen e shtetasve nga vendet e treta, ja çfarë do të ndodhë me shqiptarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët për masat e reja të cilat janë marrë nga pala greke.

Përmes një postimi në rrjetet sociale mësohet se shteti fqinj ka ndaluar përkohësisht hyrjen në vend të të gjithë shtetasve nga vendet e treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Në njoftimin e Ministrisë theksohet se kjo masë e marrë nuk vlen për banorët e përhershëm të Republikës së Shqipërisë.

Të gjithë ata qytetarë që do të udhëtojnë drejt Greqisë do të duhet të:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF , në adresën elektronike https://travel.gov. gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë.

 2- të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit.

  •  Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.
  • Ose të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, ose në një test të shpejtë (rapid test).
  • Brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve për rapid test.
  • Testimet të jenë kryer nga laboratorët e vendit të origjinës ose tranzitit ose laboratorët publikë ose privatë të atij vendi, me kusht që laboratorë të tillë privatë të jenë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit të vendit; dhe
  • Të ketë një certifikatë të diagnozës së mësipërme, në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, e cila përfshin emrin e personit siç tregohet në pasaportë.
  • Të ketë një certifikatë diagnostikimi nga testi laboratorik me metodën PCR ose me rapid test. Certifikata e diagnozës lëshohet tridhjetë (30) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas tij.

Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në Greqi, do t’ju lejohet hyrja në Greqi, në qoftë se diagnostifikohen negativë në një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë.

Pikat kufitare:

  • Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë.
  • Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Më shumë




spot_img








spot_img