Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Greqia merr vendimin: Vaksina është e detyrueshme për mjekët dhe punonjësit e azileve, ja ç’ndodh për ata që s’pranojnë të marin dozën

Shkruar nga Newsbomb
Greqia merr vendimin: Vaksina është e detyrueshme për mjekët

Greqia ka vendosur që vaksina kundër Covid-19 të jetë e detyrueshme për dy kategori, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili njoftoi katër masa për pandeminë.

Ai u shpreh në një deklaratë për mediet se nëse punonjësit në shtëpitë e të moshuarve, nuk do të pranojnë të bëjnë vaksinën, do të pezullohen nga puna, ndërsa për kategorinë e mjekëve dhe infermierëve, masat do të do të publikohen në ditët në vijim.

“Ata që nuk e bëjnë vaksinën, do të pezullohen nga puna nga 16 gushti e tutje," shtoi ai.

Duke filluar nga 1 shtatori, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet për punonjësit shëndetësorë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed