Hapësire reklamuese

Aktualitet

Greqia merr VENDIMIN për të punësuarit privat: Certifikatë shëndetësore, test PCR ose gjobë deri në 2 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb
Greqia merr VENDIMIN për të punësuarit privat: Certifikatë

Qeveria greke ka vendosur që të bëjë me detyrim certifikatën shëndetësore për punonjësit e sektorit privat në vend.

Sipas këtij vendimi kushdo që është i punësuar në sektorin privat, ose kërkon të marrë një shërbim nga shërbimi publik do të duhet të kryejë një test të shpejtë, ose PCR për t’u futur në punë, si dhe për të marrë këtë shërbim.

Ata që nuk paraqesin certifikatën shëndetësore, do të duhet që të kryejnë testin për t’ia paraqitur punëdhënësit ose sportelistit në institucionet publike, aty ku edhe ka për të marrë shërbimin.

Testi nuk do të lejohet të bëhet më shumë se dy herë në javë dhe kostoja do të merret përsipër nga vetë personat e pavaksinuar. Gjobat për personat që nuk repsektojnë rregullat, do të variojnë nga 150 euro deri në 2 mijë euro, në varësi të shkeljes së tyre.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu