Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia merr vendimin: 100 euro gjobë çdo muaj për ata që nuk bëjnë dozën e tretë të vaksinës

Shkruar nga Newsbomb
Greqia merr vendimin: 100 euro gjobë çdo muaj për ata që

Greqia ka marrë vendimin që të gjobisë personat që nuk kanë marrë dozën e  tretë të vaksinës anti-Covid.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Ai u shpreh i shqetësuar për variantin e ri Omicron, teksa tha se personat e grupmoshës 60 vjeç e lart që nuk do të vaksinohen me dozën e tretë kundër Covid do të gjobiten çdo muaj me nga 100 euro.

 “Është një vendim që më mundoi mua personalisht. Vaksinimi nuk është vetëm i detyrueshëm, por është i domosdoshëm. Masat e shpallura dhe detyrimi i vaksinimit janë të domosdoshme. Ata mbi 60 vjeç që nuk janë vaksinuar deri më 16 janar do të gjobiten me 100 euro. Paratë do të mblidhen në një fond të posaçëm për mbështetje shëndetësore. Vendimi im  e përsëris nënkupton mbrojtje dhe jo dënim”tha Mitsotaks.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.