Temperaturat e ulëta dhe rreshjet e dëborës kanë përfshirë Greqinë, duke zbardhur edhe kryeqytetin Athinën.
Bora ka shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave, kryesisht në zona si Kifissos, Mesogeion, Katehaki dhe Attiki Odos.
Po ashtu edhe rruga kombëtare Athinë-Lamia raportohet të ketë probleme, trafiku thuajse ka ndaluar për shkak të borës që i ka kapur shoferët të papërgatitur.
Në disa akse rrugore në Athinë, makinat janë bllokuar në trafik prej orës 10:00 të mëngjesit.
Qendrat e vaksinimit janë mbyllur për shkak të motit të keq.