Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Greqia lehtëson masat anti-Covid, Franca dritë jeshile shtetasve jashtë BE-së (Ja çfarë kërkohet në kufi)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

83538d8d2adc0834698bca9bc796d5db

Qeveria franceze ka miratuar rregulla të reja sa i përket hyrje-daljeve në vend.  

Sipas asaj që qeveria franceze miratoi ditën e sotme, duke nisur nga e hëna e 18 janarit, personat që udhëtojnë nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian me destinacion Francën do të lejohen më të hyjnë duke paraqitur një rezultat negativ nga një provë e shpejtë COVID-19.

Kështu, shtetasit shqiptarë që i duhet të udhëtojnë drejt Francës i duhet të kryejnë vetëm një test të shpejtë të koronavirusit. Përjashtim do të bëjnë vetëm shoferët e kamionëve, që nuk do qëndrojnë në vend më shumë se 24 orë.  

Rregulla më strikte do të ketë për personat që vijnë nga Britania e Madhe. Personat do të kenë dy teste PCR-së.

Duke nisur nga e hëna e javës që vjen, lehtësim të masave kufizuese do të ketë edhe në Greqi. Disa biznese të vogla si parukeritë, berberët, pikat e shitjes me pakicë do të hapen në zonat e gjelbra duke respektuar të gjitha rregullat e koronavirusit.

Në rast shkelje, gjoba do të variojë nga 300 deri në 500 euro. Sa i përket atyre që duan të bëjnë blerje, do të dërgojnë SMS në numrin 13033 dhe do të kenë dy orë të lira për lëvizje. Ndërkohë masat kufizuese fillojnë në orën 21:00 dhe zgjasin deri në 05:00.

Ndërsa dyqanet do të jenë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 08:00 pasdite.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img