Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Greqia kërkon 12 milje nga deti Jon, Balla i drejton ‘gishtin’ Berishës, Bashës e Metës dhe kujton marrëveshjen e 2009-ës: PS ishte kundër paktit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dd7ea0940c637bdb5a153fd371795b17

Pasi Greqia ka kërkuar të marrë 12 milje nga deti Jon, ka pasur reagime të forta nga të gjitha palët në vendin tonë.

Një prej tyre është edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili i ka drejtuar gishtin opozitës, duke kujtuar marrëveshjen e 2009-ës nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë.

Lidhur me këtë pakt Balla shton se PS ka qenë kundër, ku dhe i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes të quajtur antikombëtare.  

Postimi i Ballës:

KUJTESË PËR VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE QË HODHI POSHTË MARRËVESHJEN E LULEZIM BASHËS PËR DETIN

MË 27 prill 2009, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teskti i marrëveshjes u mbajt i fshehtë.

Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare.

Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta.

Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese.

Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë.

Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë.

Ajo Marrëveshje u rrëzua!

PARTIA SOCIALISTE MBETET GJITHMONË NË KRAHUN E DUHUR TË HISTORISË.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img