Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

‘Greqia ka të drejtë të zgjerohet’, Ylli Manjani sulm ashpër Ramën: Ai është i dhj*ri, pse e denoncoi Berishën kur ishte në opozitë?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ea3a0aafa2a3173da072f3459cdbb8ff

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar rreth deklaratës së kryeministrit, Edi Rama rreth çështjes së marrjes së 12 miljeve në detin Jon nga Greqia.  

Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan ndër të tjera se deklarata e Ramës “zgjerimi ishte i drejtë” nuk qëndron, pasi nëse do të ishte kështu atëherë pse e denoncoi Berishën në 2009, kur vetë ishte në opozitë.

Manjani shkruan se Rama në përgjigjen e tij fyen shqiptarët me një fjalor ofendues, dhe nuk përdor asnjë fjalë të tillë kundrejt serbëve dhe grekëve, çka tregon se ai është i dhjeri në këtë histori.

Statusi i plotë:

Edi Rama insiston se “Greqia ka të drejtë” dhe se “zgjerimi i saj me 12 milje është e drejtë e saj”. Ai na informon se në 1990 e paskemi bërë dhe ne këtë gjë që po bën Greqia sot.

Po e lëmë mënjanë dhe fjalorin tejet fyes dhe të pa vend për Shqiptarët që e kritikojnë dhe i kërkojnë hesap. Po e lemë mënjanë, jo se nuk e meriton ti përvishesh mbrapsht, por fakt është se ai është i dhjeri përderisa gjen fjalë fyese vetëm për Shqiptarët dhe asnjë fjalë të tillë as për grekët e as serbët.

Po mirë, kur paska qenë kaq e kollajtë kjo punë, pra “Greqia qënka në të drejtën e vet”, përse Edi Rama denoncoi negociatat që bëri qeveria Berisha me ta?

Përse u ankua në Gjykatën Kushtetuese?! Përse Saliu ishte tradhëtari, që negocioi?!

Përse Grekët nuk u zgjeruan që atëherë, por e lanë për tani?!

Përse nuk na i tha që para 10 viteve këto gjëra që na i thotë sot, pasi më parë ja ka thënë në vesh Grekëve?! Edhe në atë kohë në shekullin e XXI jetonim…

Nëse ata që kritikojnë sot e i kërkojnë llogari na qenkan “llum e injorantë”, po Ai vetë që ka bërë gjithë atë gurgule ishte njësoj llum?! Apo e përdori për të mashtruar njerëzit për vota?!

Sido ta rrotullosh nuk del dot nga gropa e llumit ku ka rënë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img