Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
32 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Greqia i jep fund izolimit, rregulla të reja për turistët, ja çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Muajt e izolimit dhe kufizimeve për Greqinë kanë mbetur në të kaluarën, pasi duke filluar nga dita e sotme vendi ka filluar “të marrë përsëri frymë”.

Qeveria greke ka marë vendimin se këtë të premte vendi të hapet plotësisht dhe të hiqen kufizimet për udhëtimet ndër-rajonale, turizmin. Ora policore do të fillojë pas orën 00:30 dhe dyqanet do të rihapen duke zbatuar një protokoll strikt.

Në detaje, nga sot, 14 maj:

-Dërgimi i mesazhit në numrat 13032 dhe 13033 shfuqizohet

-Ora policore fillon  pas mesnatës

-Muzetë po hapen

-Hapet turizmi

-Kazinot po hapen

Gjithashtu në të njëjtën kohë, me hapjen e turizmit në vend do të liberalizohen udhëtimet ndërrajonale, me disa veçori për të shkuar dhe për të ardhur në ishuj përveç Lefkada dhe Evia. Veçanërisht për ishujt, të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj mbi 5 vjeç duhet të paraqesin:

– Certifikata e vaksinimit (me një periudhë prej 14 ditësh nga doza e dytë)

– Testi negativ PCR ose testimi negativ i shpejtë, të cilat duhet të kontrollohen nga linjat ajrore dhe kompanitë e transportit.

Në ditët në vijim, një seri aktivitetesh do të hapen gjithashtu, ndërsa në qershor mund të bëhen dasma dhe pagëzime

Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa teste qe bëhen në shtëpi për fëmijët.

Arsimi fillor dhe i mesëm funksionon nga data 10 maj, ndërsa rikthehen me kushtin e testit negativ që bëhet dy herë në javë në shtëpi studentët për praktikën dhe sezonin e provimeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri në fund të muajit qershor në Greqi do të jenë vaksinuar 4.5 milionë banorë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img