Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Greqia hap website-n e referendumit, reagojnë Obama dhe Merkel

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

643cb9d989b043d985b9ab79aab4a000

Qeveria e Greqisë ka hapur në internet faqen zyrtare për referendumin që do të zhvillohet më datë 6 korrik në shtetin fqinj. Website ka për qëllim të informojë qytetarët për çka do të votohet dhe për mënyrën se si ata të votojnë. Menjëherë pas lançimit, faqja u rrëzua për shkak të trafikut të lartë.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka reaguar sot në lidhje me situatën në Greqi dhe Europë, duke e konsideruar atë si shumë shqetësuese. Obama ka bërë thirrje për gjetjen e një gjuhë të përbashkët midis Athinës dhe Eurogrupit, ndërsa në lidhje me një falimentim të mundshëm të Greqisë dhe impaktit që ajo mund të ketë në ekonominë amerikane, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se SHBA-të nuk ekziston asnjë rrezik. Ai tha se pasojat më të rënda do bien mbi grekët, por edhe mbi shtetet Europiane.

Berlini ka reaguar sërish në lidhje me propozimin e bërë sot nga qeveria e Aleksis Tsipras, ku një zëdhënës i kancelares Angela Merkel u shpreh se Gjermania nuk është e gatshme për një rinegocim të marrëveshjes nëse nuk anulohet referendumi në Greqi.

Lexo edhe: 

Zyrtare/ Eurogrup nuk zgjat programin e ndihmës për Greqinë

Xhepa: “Tragjedi greke” me bankat në Greqi, s’preken depozitat e shqiptarëve por ndikim në Ballkan

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img