Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Greqia hap kufirin, Ministria e Jashtme sqaron udhëtarët: Formulari dhe certifikata që ju nevojiten

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Greqia ka vendosur të hapë kufirin me Shqipërinë, duke hequr pas më shumë se një viti masat e ashpra kundër pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë udhëtarëve që shkojnë në shtetin fqinj, do t’u nevojiten disa dokumente për të kaluar kufirin.

Ministria e Jashtme shqiptare sqaron se duhet të plotësohet formulari PLF si dhe të keni me vete çertifikatën e vaksinimit apo rezultatin e testit PCR.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin Plf

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose rapid ose

c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Lutem plotësimin e këtij formulari të domosdoshëm në rat udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër

Më shumë

spot_img
spot_img