Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë, Pika Kufitare e Qafë Botës punon 24 orë, në 13 korrik hapet dogana e “Tre Urave”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Greqia ka hapur kufijtë me Shqipërinë, pasi pika doganore e Qafë Botës tashmë punon 24 orë, ndërkohë lejohet edhe kalimi i kamionëve dhe autobusëve.

Lajmin e bën të ditur ministrja Olta Xhaçka, e cila njofton se në datën 13 korrik do të hapet edhe pika doganore “Tre Urat”, ku qytetarët mund të kalojnë nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

“Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit  do të mund lëvizin drejt Greqisë. Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Pika doganore e Qafë Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.

KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ”, shkruan ministrja.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img