Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia goditet sërish nga moti i keq, përmbyten qindra shtëpi në Volos (Foto)

Shkruar nga Newsbomb
Greqia goditet sërish nga moti i keq, përmbyten qindra shtëpi

Për herë të dytë në rreth 20 ditë, zona Volos është “goditur” nga moti i keq, duke shkaktuar dhe dëme të mëdha.

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati, ndërsa disa shtëpi dhe makina u përmbytën në baltë. Madje, banorët e zonës mbrëmjen e së mërkurës kanë marrë një mesazh përmes “112” për ndalim qarkullimi.

Vetëm në Volos, mbrëmë janë shpëtuar 257 qytetarë, siç njoftoi sot ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, i cili foli sërish për “sasi të paprecedentë të reshjeve” brenda pak ditësh dhe nënvizoi se “ kriza klimatike tani është këtu”.

[gallery size="large" td_select_gallery_slide="slide" td_gallery_title_input="Pamje nga permbytjet ne Volos " ids="740719,740718,740717"]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese