Pavarësisht se disa vende të BE po i bëjnë presion vazhdimisht Greqisë, Athina vijon të ashpërsojë qëndrimin e saj në lidhje me kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“E kathimerini” shkruan se në kuadër të mbledhjes së Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (COREPER), Greqia dorëzoi një deklaratë me shkrim në të cilën thekson se çështja e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri do të jetë kusht për të ardhmen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Greqia thekson po ashtu se për Athinën, çështja e pranimit të Shqipërisë në BE do të konsiderohet i lidhur me qëndrimin që do të tregojë Tirana për çështjen e Fredi Belerit, të cilin pala greke e konsideron si provë të shkeljes së kushteve që duhet të plotësojë një shtet kandidat për anëtarësim në BE.
Kujtojmë që para disa jave Greqia vendosi të bllokonte një letër nga 27 vendet anëtare drejtuar Komisionit të BE-së për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Edhe pse Gjermania dhe Spanja i kanë bërë presion Greqisë që mos e bllokojë rrugën e Shqipërinsëdrejt Bashkimit Europian, duket se Greqia është e vendosur për hapat e saj.
Lexo edhe: “E Kathimerini”: Athina nën presionin e BE-së për Shqipërinë