Hapësire reklamuese

Aktualitet

Greqia e “bën gropë” shtyn sërish vendimin për hapjen e kufirit: Ja kush kategori dhe sa qytetarë mund të kalojnë në shtetin fqinj

Shkruar nga Newsbomb
Greqia e “bën gropë” shtyn sërish vendimin për

Greqia ka vendosur të vijojë të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 14 Qershor.

Edhe pse Shqipëria nga pandemia është në përmirësim dhe dje u shënuan vetëm dy raste të reja, duket se Greqia nuk e ka parë të “arsyeshme” që të hapë kufirin me Shqipërinë.

Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet.

Në kufirin grek mund të kalojnë punonjësit sezonal që janë të pajisur me dokumentat përkatëse dhe ata që kanë leje qëndrimi.

Sipas autoriteteve të vendit fqinj, në doganat greke do të lejohen: nga Kakavija 400 persona, nga Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa në doganën e QafëBotës do të lejohen deri në 250 persona në ditë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll