Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
2.1kmh
75 %
Sht
22 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Greqia do të njohë Pavarësinë e Kosovës? Ministrja Gërvalla: Po kërkon momentin e përshtatshëm për “hapin final”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla mendon se Greqia është në kërkim të një momenti të përshtatshëm për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas saj, me Greqinë po ndërtohen marrëdhënie të mira çdo ditë e më shumë.

“Me Greqinë i kemi marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira. Me Greqinë ndoshta diskutojmë më intensivisht se me shtetet që na kanë njohur. Me Greqinë kemi marrëdhënie të natyrave të ndryshme. I them kolegëve (grekë), jepini një të shtyrë vetes dhe i kontribuoni paqes në rajon”, është shprehur Gërvalla.

albsig

Duke shprehur besimin se Greqia do ta njoh Kosovën, ajo ka thënë se shteti helen do të jetë një prej shteteve të para, nga pesë shtetet jo-njohëse të BE-së, që do ta bëj hapin final në themelimin e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën zyrtare.

“Po të ishim privat, jo para kamerave, do të thoja që Greqia është në kërkim të një momenti të mirë për të bërë hapin final. Aq më shumë që Kosovë kohëve të fundit, është dëshmuar partner serioz evropian dhe partner që nuk frikësohet para rreziqeve të mëdha. Besoj që Greqia do të jetë prej shteteve të para nga pesë shtetet e BE-së që do të na njoh”, deklaroi shefja e diplomacisë kosovare në emisionin “dPt te Fidani”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img