Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqia dhe Maqedonia raportojnë shifrat e Covid-19: Qindra raste pozitive, ulet numri i viktimave

Shkruar nga Newsbomb
Foto arkive

Një valë tjetër e koronavirusit ka përfshirë botën, Europën dhe një pjesë të mirë të Ballkanit.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 927 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 40 viktima. Në total shteti fqinj ka 141.453 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 5051 viktima.

Nga ana tjetër në Maqedoni të Veriut janë shënuar 580 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit dhe 9 viktima. Në total janë 84.709 raste pozitive  dhe 2559 viktima.

Kryeqendra e infektimeve ishte sërish Shkupi me 254 raste teksa rritje kishte thuajse në të gjitha qytetet e tjera si Kumanoav 32, Kavadari 30, Prilepi 30, Terova 21, Velës 28, Manastir 23 e Ohër 23.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu