Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Greqia bën anketë në vendin tonë: Shqiptarët s’e konsiderojnë “mik të mirë” Turqinë, kanë pikëpamje pozitive për ne

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

342057ecda7d6798831151e5653ca260

Një fondacion grek, në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqërinë e Hapur kanë realizuar një sondazh në vendin tonë, si dhe një analizë të të dhënave për opinionin publik shqiptar lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Greqinë dhe shtete të tjera.

Studimi është fokusuar më tepër te marrëdhëniet greko-shqiptare, ndikimi i Greqisë në Shqipëri, si dhe korniza socio-ekonomike për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

Gjetjet më interesante të kësaj ankete nga “Hellenic Foundation for European and Foreign Policy” janë:

-Perceptimet publike tregojnë një orientim të qartë dhe të fortë pro-perëndimor dhe pro-evropian të Shqipërisë.

-Kur u pyetën se kush është “miku më i mirë” i Shqipërisë, Greqia është në vendin e 5-të, ndërsa Turqia nuk është ndër përgjigjet kryesore.

-Sipas opinionit publik shqiptar, çështja e përcaktimit të zonave detare është në krye të listës së problemeve në marrëdhëniet midis dy vendeve me 30%.

-Sipas opinionit publik shqiptar, pakica greke në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë ura të rëndësishme që i afrojnë të dy popujt. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ka problematika që krijojnë probleme në marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat duhet të hetohen dhe të merren masa për të përmirësuar situatën.

-Shumica e opinionit publik shqiptar, 61% ose gjashtë në dhjetë të anketuar, kanë një pamje pozitive ose shumë pozitive për Greqinë.

-Turqia ka një imazh pozitiv në opinionin publik shqiptar, por qytetarët shqiptarë nuk ndiejnë ndonjë lidhje të veçantë, siç shohim me disa vende perëndimore, të tilla si SH.B.A., Gjermania dhe Italia.

-Identifikimi i Shqipërisë me Turqinë ose interesat turke, siç ndodh shpesh nga media në Greqi, nuk konfirmohet nga gjetjet e opinionit publik.

-Shtresat dinamike të Shqipërisë kanë një qëndrim më pak pozitiv ndaj Greqisë krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë. Qëndrimet më pozitive për Greqinë shfaqen tek të moshuarit, më pak të arsimuar dhe më të dobët financiarisht.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img