Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

GREQI/ Shkon në 89 numri i viktimave, vdes personi i parë i karantinuar në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
GREQI/ Shkon në 89 numri i viktimave, vdes personi i parë i

Vazhdon në rritje numri i viktimave në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se numri i viktimave ka shkuar në 89. Ditën e sotme ka humbur jetën një grua 67- vjeçe e cila ishte e shtruar në spitalin e Voula.

Ndërsa, mbrëmjen e djeshme kanë humbur jetën dy persona një burrë 79-vjeç dhe një grua 86-vjeç.

79-vjeçari nga Mesopotamia, Kastoria, është viktima e parë që vdes i izoluar në shtëpi ndërsa gruaja 86-vjeçare ishte e shtruar në spitalin ‘Attiko’.

Kujtojmë që në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 89 persona, ndërsa 1955 janë të infektuar. 79 pacientë janë ende duke u trajtuar në intubacion, ndërsa 16 janë larguar nga Njësitë e Kujdesit Intensiv. 30% e pozitivëve me Covid-19 janë midis 18-39 vjeç, 35% e tyre i përkasin grupmoshës midis 40 dhe 59 vjeç dhe 21% janë në grupmoshën 65 vjeç e lart.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll