Hapësire reklamuese

Rajoni

Greqi/ Identifikohen shqiptarët që grabitën para 5 muajsh 150 mijë euro në një banesë

Shkruar nga Newsbomb
Greqi/ Identifikohen shqiptarët që grabitën para 5 muajsh 150

Policia greke ka shpallur në kërkim dy shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e 150 mijë eurove në një banesë në zonën malore të Pellës. Vjedhja e kasafortës ka ndodhur në 2 tetor të 2023.

Ka qenë një 44-vjeçare shqiptare e cila ka njoftuar policinë për krimin e bërë nga dy bashkatdhetarët e saj.

Sipas mediave greke ka qenë një shqiptare e identifikuara si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, e cila kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023 kanë hyrë të pangacmuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën me përmbajtjen e saj të vlefshme.

Në kontrollon e kryer në banesën e 44-vjeçares në zonën e Pellës, iu gjetën vetëm 5300 euro, të cilat u konfiskuan dhe u krijua një dosje e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Edessa për vjedhje të rëndë, si dhe ndaj 29-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, për identifikimin e së cilëve po vijojnë hetimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese