Hapësire reklamuese

Bota

Grenell jep dorëheqjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Presidenti Trump i jep dhuratën e lamtumirës

Shkruar nga Newsbomb
Grenell - Trump

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dhënë dorëheqjen nga posti që kishte në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur Grenell me një postim në rrjetet sociale, ndërsa Presidenti Trump i ka dhënë atij edhe dhuratën e lamtumirës, karrigen e tij të kabinetit.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Presidenti Trump ma prezantoi një dhuratë lamtumire – ulësen time të kabinetit. Sekretarët në detyrë të Kabinetit nuk marrin karrige, por presidenti Trump dëshiroi që unë ta kisha timen sepse, siç tha ai, “ti je sekretari i parë në Kabinet që është i deklaruar haptazi homoseksual dhe kjo është një gjë e madhe”, ka shkruar Grenell,

Por Grenell do të vazhdojë të mbajë postin e tij si i dërguari special i SHBA për dialogun kosovë-Serbi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll