Hapësire reklamuese

Rajoni

Grenell: Gjermania në anën e gabuar të historisë, mbështet Kurtin

Shkruar nga Newsbomb
Grenell: Gjermania në anën e gabuar të historisë,

Ish i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka deklaruar se Gjermania është në anën e gabuar të historisë dhe se mbështet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kështu ka deklaruar Grenell në rrjetin social “X” pas njoftimit të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, për vizitën e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë. Ai tha se të gjitha vendet e botës e kanë dënuar Kurtin, përveç Gjermanisë.

"Fatkeqësisht, qeveria gjermane nuk pranoi zgjidhjet për të cilat ranë dakord Thaçi dhe Vuçiq. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë, duke përqafuar fashistin Kurti. Të gjitha vendet në mbarë botën e dënuan Kurtin për nxitjen e dhunës - përveç Gjermanisë. Republikanët dhe Demokratët rrallë pajtohem, por pajtohem se problemi është Kurti”, ka shkruar Grenell.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese