Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Grekët rikthehen në Bularat për Kacifën, gazetari: Policia ka marrë masa që…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Më datën 8 dhjetor, ora 11:00 është paralajmëruar mbajtja e një ceremonie përkujtimore për Kostandin Kacifasin.

Agjencitë shqiptare ligjzbatuese dyshojnë se në territorin shqiptar mund të hyjnë ekstremistët e shpallur non grata. Gazetari investigativ Artan Hoxha tha në një lidhje telefonike për emisionin “Repolitix” se drejt qytetit të Gjirokastrës janë nisur forca të të sigurisë. Ata do të patrullojnë kufirin për të penguar çdo rrezik që mund të vijë.

‘Forca të antiterrorit janë në vijën kufitare për të parandaluar dhe kontrolluar kufirin e gjelbër. Është përforcuar kordoni i kufirit të gjelbër në mënyrë që të prandalohet çdo tentativë për të penguar hyrjen në territorin shqiptar të simpatizantëve të Agimit të Artë. Nisur nga çfarë ndodhi herën e parë, kur u ça sistemi i sigurisë në vendin tonë, janë marrë masa që kjo gjë të mos përsëritet. Përveç 54 personave që u shpallën non grata ka edhe një numër të madh personash që kanë marrë pjesë në aktivitete antishqiptare brenda territorit dhe jashtë Shqipërisë. Prandaj, në këto kushte, do kemi një përqendrim të forcave policore në zonat e kufitare. Besoj se nuk do të shohim skenën që ndodhi gjatë ceremonisë mortore të Kacifës ‘, tha Artan Hoxha.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img