
Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgo Kociras, disa ditë më parë zhvilloi homazhe në varrezat e fshatit Bularat, në Dropull, ku nderoi Kostandin Kacifën, personi i cili pesë vite më parë qëlloi ndaj policisë shqiptare dhe mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Ka qenë gazetari, Artan Hoxha, i cili gjatë emisionit "Të Paekspozuarit" publikoi videon ku Kociras i shoqëruar nga deputeti Vangjel Dule shihet teksa vendos lule mbi varrin e Kacifës.
Teksa e krahasoi këtë me ngjarjen e ndodhur në Banjskë ku terroristët sulmuan policinë e Kosovës dhe mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, ndërsa presidenti serb nga ana tjetër shpalli tre ditë zie për serbët e vrarë, Hoxha thekson se ky është një skandal.
Gazetari ka fajësuar shtetin shqiptar, duke shtuar se nuk duhet të lejonin mbajtjen e një ceremonie të tillë e cila sipas tij është një "karshillëk i hapur" ndaj shqiptarëve.
"Jorgos Kociras dhe ky është te varri i Kostandin Kacifës, një person që hapi zjarr mbi policinë shqiptare me një kallashnikov dhe qëlloi mbi makinën e policisë në Dropull, ata i shpëtoi Zoti se makina u bë shoshë.
Ky ka bërë të njëjtën gjë që bënë terroristët serbë në Banjskë. Të vish nga Greqia dhe në vend të merresh me ceremoninë që shteti shqiptar e ka lejuar. Këtu ka qenë edhe Vangjel Dule, kjo është më e rëndë. Nëse Rama dhe politikanët e opozitës bëjnë zhurmë pse Vuçiç dhe shteti serb mbajtën tre ditë zie për ngjarjet Banjskën, këtu në vendin e vet në territorin e vet lejojnë që të ndodhë një ceremoni e tillë.
Është një karshillëk i hapur ndaj shtetit shqiptar, ndjenjave kombëtare, madje dhe vetë madje minoritetit grek në atë zonë. Sepse shfrytëzohet një festë kombëtare greke për një axhendë private. Kacifa ka gjetur vdekjen në një shkëmbin zjarri me forcat e policisë shqiptare dhe ka qenë ai që ka gjuajtur mbi policinë shqiptare. Vangjel Dule ka mbajtur dhe një fjalim aty dhe ai thotë që kemi ardhur këtu në 5 vjetorin e rënies së yllit të Vorio epirit. Ndërkohë Kacifa është njësoj si ata që vranë Afrim Bunjakun", tha Hoxha.
© Credits /www.youtube.com/@tepaekspozuarit
https://www.youtube.com/watch?v=06c6AtNPlSo