Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Greg Rama nuk mendon si babai i tij: Lojtarët nuk dhanë maksimumin ndaj Serbisë, me Armeninë fitore 12-0

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndryshe nga babai i tij, kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi paraqitjen e lojtarëve të Kombëtares në ndeshjen kundër Serbisë, Gregu ka mendim të kundërt.

Djali i kryeministrit ka qenë mjaft aktiv këto dy ditë me statuset e publikuara në facebook, lidhur me ndeshjen Shqipëri-Serbi, ndërsa thekson se lojtarët shqiptarë nuk dhanë maksimumin përballëve serbëve në fushë.

“Por edhe pse humbës në fushen e lojës kjo nuk ka asnjë rëndësi tashmë sepse është e pakthyeshme. E rëndësishme është që lojtarët e kombëtares tonë të japin maksimumin që nuk dhanë në ndeshjen me Serbinë dhe ta ruajnë në mendje këtë leksion jetëgjatë që ashtu si u shpreh De Biasi “të mos kërkojnë aventura” duke e lënë mbrojtjen e vetme në duart e portierit”, shkruan Greg Rama.

Më tej, në një postim të dytë ai kërkon mbështetje për Kombëtaren, e cila është pranë një kthese historike të futbollit shqiptar. Greg shkruan se lojtarët duhet të vrapojnë jo si të çmendur, por me gjakftohtësi drejt fitores 12-0.

“T’i mbështesim nesër ata, të cilët na dhanë mundësinë të shpresojmë dhe besojmë në një kthesë historike të historisë së futbollit shqiptar! T’i japim atyre të gjithë mbështetjen tonë shpirtërore për të fituar 12-0 me Armeninë! Serbia në Elbasan Arena “fitoi betejën por jo luftën”! Tashmë lojtarët shpëtuan nga pesha e rëndë e përgjegjësisë në ndeshjen me Serbinë dhe tani i mbetet të vrapojnë jo si të çmendur, por me gjakftohtësi, ide dhe strategji të qarta drejt fitores 12-0.”

Lexo edhe: Tranjeri i Armenisë i hap rrugën Shqipërisë? “Nderi ynë nuk varet nga kjo ndeshje”

Më shumë

spot_img
spot_img