
Festat e fundvitit janë përcjellë me atmosferë për fëmijët e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë e Himarës. Festës së tyre i është bashkuar edhe Green Coast përmes dhuratave që ka shpërdarë për të gjithë vogëlushët duke jua bërë këtë moment edhe më të bukur.
Sipas përfaqësuesve të Green Coast ky është një moment shumë special dhe i veçantë, për të qenë pranë më të vegjëlve të cilët këto festa i presin me shumë emocion dhe gëzim.
Aktivitetet me qëllim argëtues dhe edukues kanë qenë vazhdimisht në fokus të Green Coast, i cili edhe më herët është bërë pjesë e momenteve dhe festave më të rëndësishme për vogëlushët në këtë bashki.
Gjithashtu në vëmendje të veçantë kanë qenë edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave dhe kopshteve të zonës duke u bërë vazhdimisht promotor për zhvillimin social dhe kulturor të fëmijëve si dhe duke i përfshirë ata shpesh herë në gara dhe evente të ndryshme sportive, kulturore e artistike.
[gallery size="large" link="none" ids="770640,770639,770641"]