Hapësire reklamuese

Rajoni

Gratë serbe në protestë: Ndaloni urrejtjen ndaj popullit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Gratë serbe në protestë: Ndaloni urrejtjen ndaj popullit shqiptar

Lëvizja “Gratë me të Zeza” u mblodh me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Racizmit e cila dënon gjuhën e urrejtjes, intolerancën kundër komunitetit shqiptar në Serbi.

Ata thonë se janë përfaqësuesit e shtetit ata të cilët po nxisin urrejtje dhe racizëm mes komuniteteve.

Si një shembull i nxitjes së intolerancës racore dhe kombëtare, lëvizja dënoi shfaqjet e Ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin, i cili përdor fjalën “Shiptar” për shqiptarët.

“Gratë me të Zeza” gjatë protestës së tyre u bënë thirrje të gjitha institucioneve kompetente të reagojnë kundrejt të gjithë atyre që përhapin diskriminim racor.

Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale publikoi një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb, gjë e cila solli mjaft reagime përfshirë dhe kryeministrin, Edi Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll