Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

“Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, ish-presidentja i përgjigjet Hoxhë Krasniqit me dy foto: Në krye të odës dhe në krye të shtetit

Lajme të ngjashëm

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit, i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.

Jahjaga ka publikuar dy fotografi në ‘Facebook’, ku në njërën shfaqet në krye të ‘odës’, dhomës ku priten miqtë dhe në tjetrën në krye të shtetit, teksa ushtronte detyrën e presidentes së Kosovës.

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit”, ka shkruar Jahjaga krahas fotove.

Mbrëmjen e djeshme Hoxhë Shefqet Krasniqi teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Debat Plus’ të RTV Dukagjini, bëri një deklaratë diskriminuese për gratë, ku tha se ato e kanë vendin në kuzhinë, duke i diferencuar nga gjinia tjetër. 

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, ka thënë Hoxhë Krasniqi.


Më shumë