Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Gramoz Ruçi uron besimtarët Myslimanë: Fitër Bajrami na i lehtëson sakrificat, na i shton shpresat dhe na e shumëfishon gëzimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Nesër në mëngjes do të bëhet falja e besimtarëve në sheshin “Skënderbej”, në mbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ruçi e cilëson një muaj sakrificash, dashurie, solidariteti dhe paqeje. Edhe këtë vit festohet nën thundrën e pandemisë botërore, por shpejt vendi ynë po del nga kjo krizë shëndetësore, duke uruar që vitin që vjen të gjithë besimtarët të festojnë bashkë dhe jo të ndarë.

Urimi i Ruçit:

Gëzimi i festës së bekuar të Fiter-Bajrami vjen pas një muaji sakrificash të agjërimit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë u falën, dëshmuan besimin, dashurinë, shpresën, solidaritetin dhe humanizmin. Fiter Bajrami është për myslimanët shqiptarë një festival i shpalosjes së vlerave më të mira të besimtarëve, është pjesë e mozaikut shpirtëror të shumë traditave shqiptare e botërore. Myslimanët shqiptarë nderojnë fenë e tyre dhe pasurojnë jetën shpirtërore të kombit.

Edhe këtë vit muaji i Ramazanit dhe Fiter Bajrami janë gëzime brenda një dhimbjeje të madhe që ka kapluar gjithë njerëzimin. Por lajmi i mirë është se ne shqiptarët po lehtësohemi prej vuajtjes që shkaktoi pandemia dhe jemi në pragun e daljes e shpëtimit prej saj. Festa e Fiter Bajramit na i lehtëson sakrificat, na i shton shpresat dhe na e shumëfishon gëzimin e rikthimit në normalitetin e jetës.

Pas kufizimit të ushtrimit të riteve, agjërimit, gëzimit e shpresës brenda vatrave familjare, ka filluar çlirimi prej tyre dhe festimi e gëzimi bashkarisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për të gjithë besimtarët, institucionet dhe komunitetin mysliman për mbështetjen që u dhanë qytetarëve, sidomos fëmijëve, të moshuarve, të sëmurëve e më të dobtëve për të përballuar mundimet dhe vuajtjet që shkaktoi pandemia.

Uroj që kjo të jetë festa e fundit që e festojmë të izoluar! Të gjithë myslimanëve u uroj Bajram të bekuar dhe të gëzuar! Shëndet, paqe e lumturi në familjet e të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë shqiptarëve!

Më shumë

spot_img
spot_img