Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Gramoz RUÇI njofton dorëheqjen nga politika në 30-vjetorin e Partisë Socialiste

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi sapo ka njoftuar dorëheqjen e tij nga politika.

Ai tha se ka 30 vjet në politikë, 30 vite për të mos u harruar me sfida të mëdha politike dhe sociale.

Ruçi premtoi se do të mbetet një socialist i denjë, familjar i mirë dhe gjysh i shkëlqyer për nipërit dhe mbesat.

Gramoz Ruçi: Kur unë nisa këtë rrugëtim, 5-vjeçarët e 1990 sot janë 35 vjeç dhe janë këtu mes nesh, kur unë fillova këtë rrugëtim, 10-vjeçarët e 1990 sot janë 40 vjeç dhe janë këtu mes jush. Kur unë nisa këtë rrugëtim adoleshentët 15-vjeçarë sot janë 45 vjeç dhe janë këtu mes nesh, janë bërthama e Partisë Socialiste. Kam kaluar shumë sfida, jemi rrëzuar, ngritur e ringritur. Mirëpo sot ka ardhur koha që unë t’i jap fund kësaj maratone time 30-vjeçare. I falenderoj të gjithë socialistët e Fierit që më dhanë mandatin, që nuk do e mbaj më. Nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të partisë time që më ka dhënë kaq shumë në këto vite. Falenderoj Fatos Nanon dhe Edi Ramën që unë e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtor i tyre. Të falenderoj me gjithë zemër çdo socialist, se ata kanë qenë mbështetja për mua.Të falenderoj bashkëshorten time, vajzën time, djalin tim, të cilëve u kam krijuar shumë shqetësime në këto 30 vite politikë. Do të jem dhe do të ngelem një socialist i denjë dhe një gjysh i përkryer për mbesën dhe nipërit e mi.

Më shumë

spot_img
spot_img