Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Gramoz Ruçi mesazh ngushëllimi për ikjen e Bashkim Finos: Humbje e pazëvëndësueshme! I doli zot atdheut në një kohë të rëndë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit, kolegut dhe mikut tyë tij Bashkim Fino.

Ruçi shkruan se Fino ishte një nga njerëzit më të mirë të Shqipërisë, i cili i doli zot atdheut në një kohë të rëndë. “Ishte vëllai, kolegu dhe miku ynë, buzëqeshja e të cilit nuk do të na ndahet përjetë”, shkruan ndër të tjera Ruçi.

Mesazhi i Gramoz Ruçit:

Sot u nda nga jeta kolegu ynë, Bashkim Fino. Bashkimi humbi betejën për jetën duke na shkaktuar të gjithëve, familjes, kolegëve, miqve, një humbje të pazëvëndësueshme.

Bashkim Fino ishte një ndër njerëzit më të mirë të Shqipërisë, politikan, kryetar bashkie, deputet dhe ministër ndër më të shquarit. Shërbeu me devotshmëri për disa legjislatura si deputet i qarkut Fier dhe fitoi besimin dhe dashurinë e të gjithëve.

Bashkimi i doli zot atdheut si Kryeministër në një kohë të rëndë dhe shërbeu si shtetar dhe patriot gjatë periudhës më të vështirë të tranzicionit. Ishte vëllai, kolegu dhe miku ynë, buzëqeshja e të cilit nuk do të na ndahet përjetë. Lamtumirë, Bashkim, vëllai ynë i dashur dhe i paharruar!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img