Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Gramoz Ruçi mban fjalën e fundit, në seancën e fundit të Kuvendit, buqetë me lule dhe të gjithë deputetët në këmbë për “lamtumirën” e kryetarit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka mbajtur sot në Kuvend fjalën e fundit si kryeparlamentar pasi ka vendosur të tërhiqet nga politika aktive, por dhe fjalën e fundit në seancë plenare sepse kjo legjislaturë mbyllet sot.

“Në përfundim të kësaj legjislature kam vendosur ti jap fund angazhimit tim. Unë i jam mirënjohës PS, i jam mirënjohës qytetarëve të Sarandës, Tepelenës, të Fierit që më kanë zgjedhur deputet. Shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjithë kolegët, ata të partisë sime dhe kundërshtarët politikë”, u shpreh Ruçi ndër të tjera, teksa bëri dhe një pasqyrë të punës së Kuvendit gjatë kësaj legjislature 4 vjeçare.

Ai falenderoi familjen që e kishte mirëkuptuar për 3 dekadat e tij në politikëë, ndërsa tha se brezi i ri që do të ulet në Kuvend në shtator, do ta bëjë Shqipërinë vend më të mirë.

“Falenderoj familjen time për mirëkuptimin që ka treguar gjatë sakrificës time pasi kanë privuar diçka nga jeta e tyre. Gjatë viteve të mia në politikë, 16 vite kam qenë në maxhorancë dhe 14 në opozitë. Në Kuvendin e Shqipërisë kam ardhur si shërbyes publik.

Nëse nuk kam bërë më të mirën, kjo do të thotë se nuk kemi mundur. Gjeneratat e reja që do të ulen në sallë në datë 9 shtator, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë”, përmbylli Gramoz Ruçi.

Në fund, të gjithë deputetët u ngritën në këmbë, nga mazhoranca dhe opozita dhe e duartrokitën. Ai mori dhe një buqetë me lule.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img