Hapësire reklamuese

Politikë

Gramoz Ruçi e quan qesharake kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Presidentit nga populli: S'është opsion për këtë mandat

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i grupit parlamentare të PS , Gramoz Ruçi ka deklaruar sot se zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të Shqipërisë do të mbahen brenda afatit Kushtetues.

Ruçi e përjashton kërkesën e opozitës, që presidenti të zgjidhet nga populli duke e quajtur një kërkesë qesharake.

“Zgjedhja e kreut të shtetit nga populli nuk është opsion për këtë mandat 5 ­vjeçar, sepse duhet më parë të ndryshohet Kushtetuta, gjë për të cilën nuk ka kohë të mjaftueshme”, tha Ruçi.

Ndërkohë, dy e raundete para për zgjedhjen e presidentit kanë dështuar dhe pritet se çfarë do ndodhë në tre raundet e mbetura. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.