Hapësire reklamuese

Politikë

Gramoz RUÇI bën mea-culpa: Na u deshën 4 vjet për REFORMËN ZGJEDHORE, nuk falenderon PD për Kodin Zgjedhor, por uron opozitën parlamentare për bashkëpunimin me PD

Shkruar nga Newsbomb
Kryeparlamentari Ruçi

Kuvendi i Shqipërisë po mban sot seancën e radhës plenare ku pritet të miratohen ndryshimet dhe Kodi i ri Zgjedhor.

Kreu i Kuvendit Ruçi është shprehur se ndryshimet dhe Kodi i ri do ndikojnë në zgjehdjet e ardhshme, dhe ato sipas tij plotësojnë pritshmëritë e qytetarëve.

“Miratimi sot i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe i institucioneve të reja të administrimit të zgjedhjeve do të ndikojë në mënyrë kapilare dhe pozitive në proceset zgjedhore të ardhshme në Shqipëri. Me këto ndryshime, Kuvendi iu afrua maksimalisht, natyrisht aq sa e kishte të mundur, alternativave të forcave politike për ndërtimin legjislacionit e infrastrukturës zgjedhore që u shërbejnë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryesorja është se plotësuam pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët i kanë artikuluar qartë kërkesat për rregulla zgjedhore që nuk deformojnë e anashkalojnë, por garantojnë vullnetin e tyre. Standartet perëndimore mbi të cilat mbështetet legjislacioni dhe institucionet e zgjedhjeve që po miratojmë sot, janë të përcaktuara nga rekomandimet e Këshillit Europian dhe Bundestagut Gjerman, dy udhë hartat kryesore nga të cilat udhëhiqet Kuvendi, si garantues i legjitimitetit dhe kontrollit politik e ligjor të  rrugëtimit europian të Shqipërisë”, thja Ruçi në nsije të seancës.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare date 24.9.2020.

Njoftimi i çeshtjeve te depozituara ne Kuvend për shqyrtim.

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.019, date 29.12.2008 "Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" të ndryshuar"".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Komisionerit Shtetëror te Zgjedhjeve".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Komisionit Rregullator".

Projektvendim "Për zgjedhjen e Komisionit te Ankimimeve dhe Sanksioneve".

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu