Hapësire reklamuese

Politikë

Gramos Sako dha dorëheqjen, një ditë pasi socialistët propozuan ndryshime për Gardën

Shkruar nga Newsbomb
Gramos Sako, komandanti i Gardës së Republikës, ka vendosur të largohet nga detyra duke i dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm. Pasi ka drejtuar për 11 vite strukturën speciale që mbron politikanët dhe personalitetet e rëndësishme, Sako vendosi të lërë detyrën. Shkaqet e dorëheqjes megjithatë nuk dihen, nëse ai ka vendosur të tërhiqet nga shërbimi pas kaq vitesh, apo bëhet fjalë për një ristrukturim të Gardës së Republikës. Me interes, pritet në ditët në vazhdim se cili do të jetë pasuesi i tij. Tre vite më parë, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Gramos Sakon, me detyrë komandat i Gardës së Republikës. Ai rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, pavarësisht disa kundërshtive në proces që më pas u kaluan. [caption id="attachment_782970" align="alignnone" width="927"]Komandanti i Gardes se Republikes, Gramos Sako Komandanti i Gardes se Republikes, Gramos Sako[/caption] Newsbomb.al mëson se dorëheqja e komandantit të Gardës ka ardhur vetëm një ditë pasi deputetët socialistë kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për disa ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës. Deputeti nismëtar është Nasip Naço dhe më datë 2 Shkurt 2024, ai i ka dërguar Kuvendin projektligjin me propozimet e kërkuara, ndërsa më datë 3 Shkurt 2024 komandanti Gramos Sako ka dhënë dorëheqjen. Aktualisht, pritet që ndryshimet të kalojnë në Komisionin përkatës për shqyrtim dhe dhënie mendimi dhe më pas do të kalojë në seancë plenare për votim. Newsbomb.al ka siguruar projektligjin me ndryshimet e propozuara dhe e risjell më poshtë:

Projektligji per Garden e Republikes by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese