Hapësire reklamuese

Politikë

Gradat për sportistët elitarë, Rama: Sot s'e ulim kokën nga turpi, do kenë pagë dinjitoze deri në fund të jetës

Shkruar nga Newsbomb
Gradat për sportistët elitarë, Rama: Sot s'e ulim kokën

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e gradimit të sportistëve elitarë me gradën colonel.

Rama u shpreh se sot është një ditë e veçantë pasi elita e sportit shqiptar i bashkohet Forcave të Armatosura. Kreu i qeverisë u shpreh se do ketë rritje rrogash për ushtarakët, teksa tha se në pak vite ata do të paguhen me mesataren e NATO.

Ndër të tjera ai tha se çdo përfaqësues i Forcave të Armatosura do ketë një pagë dhe një pension dinjitoz deri në fund të jetës.

“Ushtarkët tanë do paguhen me mestaren e NATO-s dhe kjo do ndodhë në pak vite. Sot është ditë historike për sportistët dhe Forcat e Armatosura, sepse bëhen pjesë e FA një grup sportistësh që kanë ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Pjesë e FA janë edhe tre shqiptare e Kosovës, që do jenë nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision.

Përfshira e tyre si Kolonel dhe Kolonele e FA dhe gradave të tjera për arritjet në sport, përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale, përtej simbolikës. Shembulli i forcës së tyre do vihet në dispozicion për trajnimin e forcave tona. Vijmë sot këtu për t'u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë. I bëjmë të mundur që të përfaqësojnë me dinjtet Shqipëriën. Do kenë një pagë deri në moshën aktive por edhe një pension dinjitoz.

Jam i lehtësuar sot që kam hequr këtë barrë nga kurrizi, që e kishim trashëguar nga e shkuara. Nuk e ulim kokën nga turpi për keqtrajtimin dhe harresën ndaj tyre. Na ka ndodhur në të shkuarën që djem të përkushtuar kanë ngritur flamuj të tjerë, sepse shteti nuk i jepte mundësi për të ngritur flamurin tonë kombëtar. E bënë këtë për një palestër, për një trajtim ushqimor dinjitoz, për një trajner të motivuar, për përfaqësim", tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese