Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabitje dhe trafik droge në rezidencat e studentëve në Greqi, dalin fotot dhe emrat e bandës “Esko”,10 “ushtarët” shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Grabitje dhe trafik droge në rezidencat e studentëve në

Këto janë fotot e 14 anëtarëve të bandës së “Ekos”, mes tyre 10 shqiptarë, që kryenin grabitje dhe trafik droge në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik në Zografou në Greqi.

Sipas medieve të vendit fqinj, banda u zbulua pas një operacioni të Policisë më 27 shtator, ku një oficere greke u sulmua me thikë nga koka e grupit, shqiptari me pseudonimin Ekos.

Ky i fundit u plagos me armë nga policia greke, e cila e qëlloi për tu vetëmbrojtur nga sulmi i tij.

Emrat e 10 shqiptarëve:

-Rushit Ramazani, 27-vjeç

-Marko Qafa, 25-vjeç

-Sigi Rustemaj, 28-vjeç

-Ermir Meta, 31-vjeç

-Veli Qose, 25-vjeç

-Vasil Suloti, 33-vjeç

-Ermin Ferhati, 27-vjeç

-Vasil Vasili 30-vjeç

-Greant Kalanderi, 33 vjeç

-Jurxhino Dura, 28 vjeç

Mes tyre ishin edhe 4 shtetas grekë.

Pas operacionit të madh, u arrestuan 32 anëtarë të këtyre bandave, mes të cilëve edhe drejtues të tyre.Këto banda kryen gjithsej 29 grabitje dhe një pjesë e tyre jetonin në konviktet e studentëve në Universitetin Politeknik Zografou .

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll