Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Grabitja në Zall Herr/ Dëshmia e vajzës: Donin ta vrisnin babain, por kallashi u bllokua kur…

spot_img

Lajme të ngjashëm

9923f5e100a365571fb4abfd4bb93ad5

Detaje të reja janë bërë publike nga grabitja e ndodhur mbrëmë në Zall Herr, ku persona të maskuar si policië dhe me armë hynë me forcë në shtëpinë e familjes Zeja.

Ata pasi i lidhën familjarët, morën çfarë gjetën, para dhe sende me vlerë dhe u larguan.

Dëshmia e vajzës së çiftit Zeja hedh dritë mbi grabitjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku autorët të maskuar si policë arritën të marrin 40 mijë lekë. Sipas saj, babai ka shpëtuar për mrekulli, pasi autorët kishin synim ta vrisnin, por kallashi u bllokua.

“Babin e shtrinë përtokë sa hapi derën, pasi ata kërkuan ta hapnim derën se ishte bërë një denoncim sikur ne kishim qëlluar me armë. Kur kam hapur derën e dhomës e kam parë vëllanë kur e shtrijnë në tokë, e bashkojnë me babin në katin e parë pastaj. Mua më mbajtën në katin e dytë bashkë me djalin. Ishte një person më i gjatë dhe më i dobët ai që më ruante mua. Mua nuk më kanë prekur se isha me djalin. Ata i bënin thirrje babit të tregonte armën, ai i tha të kontrollojnë se nuk kishte armë. Personi që ishte lart i thotë vrite babin, por ai poshtë e kishte pas kallashin të mbushur dhe kur tenton t’i fusë përsëri fishekë i bllokohet”, thotë ajo.

Më shumë

spot_img