Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Grabitja në Rinas, reagon Sandër Lleshaj: Policia u përplas me armë, sekretari i partisë sulmon...

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për grabitjen armatosur të 7 milion eurove ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

Lleshaj i përgjigjet akuzave të sekretarit të PD-së Gazmend Bardhi, i cili tha se “Policia i hapi rrugën grabitësve”. Një deklaratë kjo që duket të jetë aspak në përputhje me realitetin pasi Policia u përplas me autorët gjatë tentativës së tyre për t’u larguar.

Ata ishin të armatosur rëndë dhe njëri prej tyre mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Deklarata e Lleshajt:

Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ..... Policinë!!!

Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll