Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Grabitja në Rinas, Nishani: Nuk kishte shkëmbime zjarri, po i hedhin tym publikut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme gjatë grabitjes në aeroportin e Rinasit ku u morën 10 milionë Euro.

Nishani shprehet se nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni.

Sipas Nishanit, një qeverisje e ardhur nga krimi pjell vetëm krimm dhe prodhon veç terror.

Statusi i plotë:

Tentativa për ti hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” nga policia me bandën terroriste që grabiti avionin Austrian Airlines, është po aq kriminale sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë.

Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni.

Por në fakt ky nuk është problemi i vërtetë e më madhori.

As ai i mosmarrjes së masave pas disa grabitjesh spektakolare në mes të ditës, e në mes të kryeqytetit.

Këto probleme mbeten në hije nga thelbi i revanshit të krimit dhe terrorit.

Çështja themelore është sepse bandat dhe terroristët e këtij lloji siç ishte dhe ai i fundit, nuk kanë frikë nga askush.

As nga shteti, as nga ligji, as nga policia, as nga ruajtja e as nga siguria.

Sepse ata askush nuk i ndjek, askush nuk i heton, askush nuk i shqetëson, askush nuk i turbullon.

Një qeverisje e ardhur nga krimi pjell vetëm krim, bashkëjeton vetëm me krimin dhe prodhon veç terror.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img